Taksa ndaj produkteve serbe, Haradinaj: Nuk hiqet deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës

18/12/2018 14:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës nuk do të hiqet, deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Të martën, pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se ky qëndrim do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht se kush është kryeministër apo ministër i Tregtisë.

“Tarifa nuk do të hiqet. Ai vendim do të konsolidohet si qëndrim i Kosovës, pavarësisht kush është kryeministër, deri në njohjen e Kosovës. Ky vendim nuk ndryshon”, tha Haradinaj.

  Përplasja Haradinaj-Mogherini, anulohet konferenca për shtyp në fund të takimit në Bruksel

Qeveria e Kosovës ka dy kërkesa për BE-në, që sipas Haradinajt janë normalizimi i dialogut, pasi “vlerësojmë se procesi ka dalë nga kontrolli”, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Megjithatë, Haradinaj tha se liberalizimi i vizave nuk ndërlidhet me vendosjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjes.

  BE kërkon sërish pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe

Deklarimet e kryeministrit Haradinaj vijnë pasi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmstrom, si dhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, përmes një letre kanë shprehur zhgënjimin e tyre, për shkak të mbajtjes në fuqi të taksës 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe boshnjake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA