Fjalët se XBox do të hidhte së shpejti në treg konsolën më të re, u përhapën që në korrik.

Tani lajmet nuk janë më sekret. Modeli që do të zëvendësojë XBox One X do të quhet “Anaconda”, ndërsa ai XBox One S, alternativa më e lirë, do të zëvendësohet nga “Lockhart”.

XBox i së ardhmes do të ketë procesor AMD “Picasso”, brezi i ardhshëm i procesorëve të AMD, ët cilët do të jenë të pranishëm edhe në laptopë shumë të vegjël.

Ky procesor do të bëë të mundur që XBox i radhës të ketë përmasa më të vogla, si dhe ta rrisë cilësinë e lojërave edhe më shumë. Megjithatë, nuk pritet të dalë në treg para vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA