Departamenti i Transportit në Shtetet e Bashkuara u dha dritën jeshile 10 projekteve pilot, në një vendim që pritet të revolucionarizojë transportin në qiej.
Bëhet fjalë për ndërtimin e fluturakëve (drone) për t’i përdorur si mjet, fillimisht në shërbimin postar, e më pas edhe në degë të tjera.
Mes projekteve fituese është ai i Google, Intel, Qualcomm dhe Microsoft. Të katër këto kompani u bashkohen Apple dhe Amazon, që konsiderohen pararojë në këtë fushë.
Megjithatë, Sekretarja e Transportit, Elaine Chao nuk u mbyll derën projekteve të tjera.
“Nuk ka humbës në këtë pjesë. Ishin me dhjetra aplikimet e bëra, që nuk janë përzgjedhur, por ato mund të licencohen për testime në muajt në vazhdim nga ne”, deklaroi ajo.
Por çfarë do të thotë ky vendim? Dhjetë kompanitë e licencuara do të jenë në gjendje që të kryejnë eksperimente me fluturimet me drone që janë përtej rregullave strike të Administratës Federale të Aviacionit.
Top Channel