Juristi Artan Hoxha, ish-ministri i Financave Arben Malaj, si dhe pedagogia e Ekonomisë Luljeta Minxhozi, do të jenë 3 kandidaturat e Kuvendit për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Tri kandidatët duket se kanë marrë 28 firmat e nevojshme nga deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mbështet asnjë kandidaturë.
Bode në bordin e Bankës së Shqipërisë
Kandidaturat do të shqyrtohen të martën në Komisionin e Ekonomisë, së bashku me 3 propozimet e qeverisë, ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Bode, Suela Popën dhe Edlira Luçin.
Banka e Shqipërisë, pa Këshill Mbikëqyrës. Procedura ka ngecur në Kuvend
Vota përfundimtare do të jetë në seancë plenare brenda kësaj jave. Prej 3 nëntorit, Banka e Shqipërisë po punon pa Këshill Mbikëqyrës, duke u futur në një ngërç vendimmarrjeje.
Gjashtë prej 9 anëtarëve u ka mbaruar mandati.
Top Channel