TopAwards/Ndryshon 1/3 e kreut, e kujt do të jetë fundjava e ndërrimit të vitit?

16/12/2018 18:11

Alban Skënderaj dhe Besa janë të vendosur të mos e lëshojnë kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. SIkurse edhe javën e kaluara, “Nentor, 26” dhe “Amor” vazhdojnë të ruajnë vendin e parë dhe të dytë, duke treguar se edhe këtë javë, këto dy këngë mbeten të preferuarat e publikut shqiptar.

Ndërkohë që dy vendet e para nuk kanë ndryshuar, vendi e tretë nuk i përket më Kejsi Tolës, pasi ajo ka humbur betejën me fansat e Butrint Imerit, i cili është ngjitur me një pozicion me këngën e tij “Kush?”, duke u renditur i treti.

Pavarësisht se ka humbur vendin e tretë, “U Rritem” e Kejsit vazhdon të mbetet në zonën e nxehtë të klasifikimit, ekzaktësisht në vendin e 5-të.

Një sukses këtë javë ka korrur edhe “Nale” e Adriano, i cili është futur në zonën e nxehtë të renditjes, duke u ngjitur me tre pozicione, duke zënë vendin e 4-t.

Ndërkohë që “lufta” vazhdon për vendin e parë, por i kujt do të jetë fundjava e ndërrimit të vitit?

Fansat e Albanit dhe të Besës do të gjendën mes një gare të vërtet, që kënga e tyre e preferuar të triumfuojë fundjavën e ndërrimit të viteve. Në fakt mund të kemi edhe ndonjë surprizë nga ndonjë artist tjetër, kështu që ne ju ftojmë të votoni të preferuarin tuaj në topawards.top-channel.tv

Projektet e reja nuk i kanë munguar as këtë javë “The Top List” pasi katër të tilla i janë shtuar klasifikimit, ku disa prej tyre janë renditur mjaft mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA