Teuta është shumë e fortë për Kastriotin. Vazhdon momenti i artë për “djemtë e detit”. Skuadra e Bledi Shkëmbit triumfoi lehtësisht me shifrat e thella 0-4 në stadiumin Redi Maloku të Fushë-Krujës ndaj Kastriotit vendas, duke regjistruar fitoren e 7-të në 10 takimet e fundit në të cilat Teuta nuk njeh humbje.

Një fitore me peshë kjo e ngjiti përkohësisht skuadrën durrsake në vendin e 2-të, vetëm 4 pikë larg Partizanit kryesues. Ai që i hapi rrugën fitores së “djemve të detit” ishte talenti Sherif Kallaku, ndërkohë që në pjesën e dytë fillimisht shënoi Gerhard Progni me kokë i cili qetësoi trajnerin Shkëmbi në stol ndërsa në fund kishte vend edhe për finalizimin e Amadu Latif dhe supergolin e talentit shkodran Uendi Vecaj.

24 pikë të grumbulluara në 10 javët e fundit janë sinjalet se kjo Teutë është vërtetë frikshme dhe mund të jetë një kandidate e fortë për titullin kampion.

Ndërkohë te Kastrioti tashmë nuk jep më efekt as kura Nica, me skuadrën krutane që pësoi humbjen e dytë radhazi me shifrat e thella 4-0 këtë herë në shtëpi, duke treguar dhe njëherë se Kastrioti është skuadra më e kuotuar për tu rrëzuar një kategori më poshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA