Një ekzekutim perfekt i goditjes së lirë nga një distancë e largët në kohën shtesë nga Arkadiusz Milik i dha fitoren Napolit në transfertë me Cagliarin. Deri në ato momente rezultati ishte ai i fillimit të lojës, 0-0, pasi përtej rasteve të krijuara asnjë prej skuadrave në fushë nuk kishte mundur ta dërgonte topin në rrjetë. Ky 3-pikësh e mban Napolin në vendin e dytë, me 8 pikë pak se Juventusi kryesues.
Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, nuk u prefua nga Ançeloti për këtë sfidë. Me shumë gjasa, në janar do të transferohet në Londër, duke iu bashkuar Chelsea-t.
Goli i shënuar nga Krunic i Empolit shërbeu thjesht si shkundje për Fiorentinën, që arriti të përbyste shifrat në 3-1, duke realizuar me Mirallas, Simeone dhe Dabo.
Sassuolo fitoi 0-2 me Frosinonen, me autogol të Arioaudos dhe finalizimin e Berardit.
Sampdoria fitoi gjithashtu 2-0 me Parmën, me gola të Caprarit dhe Quagliarellas.
Top Channel