Protestuesit me jelekë të verdhë po bllokojnë dhjetëra pika të trafikut në Francë, edhe pse lëvizja e reformës ekonomike duket se e ka humbur vrullin në fundjavën e pestë të demonstratave.

Disa francezë vazhduan të dielën të protestojnë pavarësisht një thirrje nga ministri i brendshëm Christophe Castaner për të liruar rrugët.

Tetë persona kanë humbur jetën në incidente të lidhura me lëvizjen e jelekëverdhëve, kryesisht nga aksidentet e trafikut në rrugët e bllokuara nga protestuesit.

Të shtunën, protestuesit dolën në rrugë në qytete anembanë Francës, duke përfshirë edhe Parisin, por në numër shumë më të vogël se fundjavat e mëparshme.

Protestat filluan në nëntor kundrejt rritjes së taksave të karburantit, por janë shndërruar në një shprehje të përgjithshme të zemërimit në qeverinë e Presidentit Emanuel Macron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA