Shpërthim tritoli në lagjen “Çole” në katin e dytë të një pallati, raportohen për dëme materiale deri tani.
Qyteti i Vlorës është tronditur pasditen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në lagjen “Çole”. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një pallati dhe dyshohet se është shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse, tritol.
Në banesën ku ka ndodhur shpërthimi, jetonte bashkëshortja e të ndjerit, Hyqmet Nexhipi, i cili u ekzekutua dy vite më parë në Vlorë.
Policia e Vlorës ka sqaruar për mediat se bashkëshortja e të ndjerit është vendosur në këtë banesë disa javë më parë me qira. Forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Por kush është Hyqmet Nexhipi?
Në Vlorë ai njihej si pronari i peshkarexhës “Drita” dhe është ekzekutuar me breshëri automatiku mëngjesin e 23 janarit 2016 në vendin e quajtur “Karburant Vola” në rrugën “Transballkanike”.
52-vjeçari banues në Vlorë drejtonte automjetin tip “Honda”, me targë JBM3221, brenda së cilës janë gjendur 2 gëzhoja automatiku, model 56.
Top Channel