UEFA, të hënën hidhen shortet për Champions dhe Europa League

14/12/2018 13:04

Me uljen e siparit në Champions dhe Europa League, UEFA po programon shortin që do të ravijëzojë edhe më tepër betejën për dy trofetë e futbollit kontinental, tashmë në përplasje të drejtpërdrejta. Në orën 12:00 të së hënës, pretendentët për fronin do të mësojnë rivalët e tyre, edhe pse në fushë do të zbresin vitin që vjen.

Ndeshjet e para do të luhen më 12 dhe 13 shkurt, si dhe më 19 dhe 20 shkurt, ndërsa ato të kthimit do të luhen në muajin mars. Rregullat për vazot në Nion janë të qarta dhe me dy grupime, ato që dolën të parat dhe ato të kualifikuara pas tyre. Asnjë skuadër nuk do mund të sfidojë një ekip që ka luajtur më parë në grup, apo brenda të njëjtit shtet.

Një orë pas shortit të Championsit, të hënën do të mësojnë kundërshtarët edhe ekipet e mbijetuara në Europa League. 32 skuadrat e kualifikuara, 24 nga grupet e Europa League dhe 8 të tjera që vijnë nga Championsi, si vende të treta, janë ndarë në dy vazo.

Në vazon e parë janë vendosur skuadrat që e mbyllën grupin në vendin e parë dhe ekipet e treta më të mira që vijnë nga Championsi. Skuadra të mëdha të vazos së parë, si Chelsea, Arsenali, Interi apo Napoli, shpresojnë të shmangin përplasjet me kundërshtarë të fortë si Lazio, Sporting apo Shakhtar Donetsk. Në bazë të rregullores, në këtë raund nuk mund të ketë përplasje të skuadrave nga i njëjti shtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA