Keepman, emri i vërtetë i të cilit është Rakip Ramadani, ka bashkuar fuqitë me këngëtarin e njohur Young Zerka për projektin e ri muzikor, të titulluar “Smile”.
Po kush është Keepman?
I lindur në Shkup, Keepman është zhvendosur për të jetuar në Belgjikë, ku edhe u njoh me kulturën e rrugës dhe me rrymat muzikore si “break dance”, “beatbox”, “grafitti” etj. Keepman nisi të shkruante tekste muzikore në gjuhën franeze që në moshën 15-vjeçare por ai këndoi për herë të parë kur ishte 17-vjeç në një konkurs të muzikës hip-hop. Ai ka vijuar të merret me muzikë, duke bashkëpunuar me disa emra të njohur në tregun muzikor shqiptar, si Mc Kresha, Lyrical Son, Bimbimma etj.
Sa i përket projektit “Smile”, ai ka ardhur në frengjisht dhe anglisht si dhe vjen me një mesazh të rëndësishëm, për të shpërndarë sa më shumë dashuri mes njëri-tjetrit.
Falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave të dyshes së talentuar, “Smile” është futur menjëherë në klasifikimin e “The Top List” dhe për këtë javë pozicionohet në vendin e 86-të.
Të kontaktuar nga “Top Awards”, Keepman dhe Zerka kanë shpjeguar mesazhin që përcjell ky projekt muzikor si dhe kuptimin e videos muzikore.
Sipas Zerkës kjo këngë dëshiron të përcjellë sa më shumë pozitivitet dhe buzëqeshje.
“Teksti i këngës tregon se edhe në ditë të keqija të gjithë njerëzit të shpërndajnë sa më shumë dashuri dhe pozitivitet, gjithmonë të buzëqeshin. Buzëqeshja e tyre të dallohet edhe nga milje larg sepse besoj se në këto ditët e sotme kemi shumë nevojë“, zbulon Zerka.
Nga ana tjetër, në pjesën që Keepman këndon shprehet se do të jepte gjtihçka që vajza bukuroshe në klip, t’i japë atij një buzëqeshje. Edhe pse shumë serioze në videoklip, Keepman arrin tja rrëmbejë buzëqeshjen protagonistes së klipit, e luajtur nga Zhaneta Byberi, Miss Universe Albania 2014.
Top Channel