Rreth 1.5 milionë m/2 modele të reja pllaka laminat janë hedhur në treg nga kompania Billa në prag të festave të fundvitit.
Ndërkohë që të gjitha modelet e stokut të vjetër me një total prej 190 mijë m/2 pllaka laminate dhe 18 000 artikuj hidrosanitare janë nxjerrë në shitje me ofertë nga kompania në “showroom”-in e saj në datat 15-29 dhjetor.
Stoku i nxjerrë në ofertë në prag të festave të vitit të ri mund të shërbejë për kompletimin e 2200 shtëpive. Oferta është e vlefshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Ballkanit, ku kompania Billa shet me pakicë: Mal i Zi, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja.
Kompania Billa synon që përmes kësaj fushate promocionale ofertash të japë një sinjal pozitiv jo vetëm për këtë lloj industrie, por për të gjithë ekonominë, duke i sjellë klientët nga vendet e rajonit të blejnë në Shqipëri.
Kompania Billa ka hyrë në treg që nga viti 2007, duke ofruar produkte cilësore dhe renditet si distributori më i madh në vend në vitin 2017. E konsoliduar në treg tashmë, kompania ka 8 “showroom”-e, ku më i madhi në Ballkan u hap vetëm gjatë muajit nëntor.
Top Channel