Terroristi që vrau tre persona dhe plagosi 11 të tjerë në Strasburgun qendror mbrëmjen e së martës është ekzekutuar nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri, teksa uniformat blu e kishin rrethuar për ta arrestuar.
Viktima është 29-vjeçari Cherif Chekatt. Ai është i njohur për autoritetet si dikush që u radikalizua në burg. 29-vjeçari kishte një armë dhe një thikë, dhe ka shkuar në zonën ku ka kryer krimet me një taksi.
Agresori i është mburrur shoferit, i cili pasi ka folur me policinë u ka thënë forcave të rendit se Chekatt kishte vrarë 10 vetë në të shkuarën dhe se ishte plagosur dikur në një shkëmbim zjarri me ushtarë.
Katër persona të lidhur me të dyshuarin janë arrestuar gjatë natës së vrasjeve në Strasburg, shtoi Heitz. Burimet pranë hetimit të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, thanë se ishin nëna, babai dhe dy vëllezërit e të dyshuarit.
Top Channel