Milani e ka bërë dramë në kryeqytetin grek, Athinë, ku u mposht me rezultatin 3-1 nga skuadra e Olympiacosit të Pireut dhe i dha lamtumirën Ligës së Europës.

Kuqezinjtë e Gattusos udhëtuan drejt kryeqytetit grek, jo vetëm me dy rezultate në xhep, por edhe me humbjen me një gol diferencë n favor të tyre, por nuk arritën të ruajnë këto përparësi.

Pas 60 minutash “thatësirë”, ishte Cisse që theu Pepe Reinën, duke kaluar grekët në avantazh, ndërsa shifrat u dyfishuan në minutën e 70′. pas autogolit të Zapatës.

Vetëm dy minuta më vonë, ishte vetë mbrojtësi kolumbian ai që shënoi në portën e duhur tashmë dhe riktheu rezultatin në favor të Milanit, por nuk ishte e thënë që sfida të mbyllej në këto shifra.

Kjo pasi në minutën e 81-të, grekët fituan një 11-metërsh, të cilin e shndërruan në gol falë një gjuajtjeje të saktë të Fourtunis, i cili çoi Olympiacosin në fazën e 1/16-ave të Europa Leagues.

Gjermanët e Leipzig dështuan të fitojnë përballë norvegjezëve të Rosenborgut, duke mos ia dalë as të vijojnë eksperiencën në Europë, pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Në sfidat e tjera, Bordeaux fitoi 0-1 në transfertën ndaj Copenhagenit, Arsenali mposhti minimalisht 1-0 Qarabagun dhe Sportingu i Lisbonës triumfoi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Vorskla Poltavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA