Prokuroria e Krujës paraqiti në gjykatë pretencën ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i akuzuar për veprën penale të përndjekjes ndaj ish të dashurës, Xhisiela Malokut.

Sipas prokurorisë, Rexhep Rraja duhet të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit burg. Në këtë masë dënimi gjykata duhet të mbajë parasysh faktin se ndaj Rrajës është zhvilluar gjykim i shkurtuar, çka i ul atij një të tretën e masës së dënimit, që do të shpallet në fund nga gjykata.

Gjatë seancës ishte e pranishme edhe ish e dashura e të pandehurit, e cila ka ripërsëritur faktin se nuk është dhunuar dhe përndjekur nga Rexhepi.

Ndërkohë, Gjykata e Krujës i ka lënë një javë kohë avokatit mbrojtës të të pandehurit për të përgatitur konkluzionet e mbrojtjes, para se të japë vendimin përfundimtar.

Gjithsesi, referuar amsës së dënimit të kërkuar nga prokuroria dhe uljen për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe kohën e paraburgimit, edhe nëse Rexhep Rraja do të shpallet fajtor nga gjykata, ai pritet të lirohet para festave të fundvitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA