Nëse Juventus në të gjtihë këto vjet ka arritur të kthehet në një makineri fituese me tituj dhe financa në futbollin italian, këtë ia dedikon mbi të gjithave edhe punës së jashtëzakonshme të administratorit të deleguar.
Xhuzepe Marota tani ka mbyllur një kapitull të suksesshëm dhe ka haqur një faqe të re, duke u prezantuar si administratori i ri i deleguar i Interit.
Drejtuesi i ri i zikaltërve ka treguar gjithmonë aftësi në programimin dhe ndërtimin e skuadrave që ka marrë në dorë, duke entuziazmuar tifozët e skuadrës milaneze, edhe pse fillimisht konsiderohej me një të kaluar të sikletshme si ajo e rivalëve.
Marota konsiderohet “magjistari” i merkatos në Serinë A dhe këtë e ka konfirmuar në harkun e viteve. Ai arriti të sjellë Kasanon te Xhenova duke shfrytëzuar problemet te Real Madrid, por mbi të gjitha ai kujtohet si menaxheri i transferimeve me kosto të ulët, e madje dhe me parametër zero.
Futbollistë të tillë si Andrea Pirlo, Pol Pogba, Emre Xhan apo braziliani Daniel Alvesh kanë patur punën dhe firmën e Bepe Marotës, diçka të cilën interistët do të shpresojnë se do ta vazhdojë dhe në Milano.
Top Channel