Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar me emër dhe mbiemër biznesmenët që marrin miliona euro nga fondet publike, ndërsa kërkesat e studentëve për rritje të buxhetit për arsimin nuk plotësohen nga kryeministri.

“Mazhoranca, si arrogante që është, si një mazhorancë e kapur nga krimi dhe oligarkët, nuk mund të pranojë që nga buxheti që paguan 5 veta: Vilma Nushin, Bashkim Ulajn, Zamir Manen, Shefqet Kastratin dhe Gon Papulin, t’u heqë 0,5% nga miliardat e taksave që paguajnë shqiptarët, por del dhe trumbeton sikur po i qan zemra për studentët”, deklaroi Kryemadhi.

Gjithashtu, Kryemadhi ka deklaruar se mezi po pret ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe SPAK-ut për të hetuar aferën më të fundit, por jo të vetmen, sipas saj, të kryeministrit Rama, i cili ka përfituar për një ditë 30 milionë euro.

“18 milionë eurot e Unazës së Re në emrin e Bashkim Ulajt dhe 12 milionë euro prapë në emrin e Bashkim Ulajt me OST-në dhe po të them që do të ketë prapë dokumenta të tjera se si ti bën evazion fiskal vetëm me një kompani nafte 60 milionë euro. Në 6 vjet kryeministër 360 milionë euro dhe këto janë paratë që mund t’ua japësh studentëve shqiptarë”, deklaroi Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA