25/12 08:48
Pas mosdekretimit të papritur të ligjit për “buxhetin 2019” nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka ardhur menjëherë reagimi i kryeministrit Rama në rrjetet sociale.
Ai e quan këtë fakt “interesant”, teksa thotë se presidenti ka zgjedhur kohën për të kthyer buxhetin e Shqipërisë, pikërisht pas prezantimit të kërkesave të LSI-së.
Megjithatë, për të kjo nuk përbën aspak çudi.
Meta kthen për rishqyrtim ligjin për “Buxhetin 2019”
“Vazhdon pa pushim e në çdo formë presioni mbi studentët, për të qëndruar në kor kundër dialogut. Miq, dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”, shkruan Rama drejtuar studentëve.
Top Channel