Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden po mendon të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.
Raportet në mediet vendase tregojnë se, gjatë pushimeve të fundvitit, Biden do ta diskutojë me familjarët nëse do ta hedhë kandidaturën apo jo.
Burime pranë tij folën për shtypin në kushte anonimati, pasi 76-vjeçari po e peshon ende këtë çështje.
Ky ka qenë një vit me shumë aktivitete për Bidenin, përfshirë vizitat në 31 shtete për të përkrahur aktivitetet e kandidatëve demokratë për zgjedhjet e nëntorit, por edhe për të promovuar një libër për djalin e tij të ndjerë.
Sipas këtyre burimeve, Biden ka mbajtur disa takime kohët e fundit me përkrahës të vjetër të tij, për të parë sesi mund të duket një fushatë presidenciale e ardhshme, ndërsa e ka deklaruar veten si “personi më i kualifikuar në vend për të qenë president”.
Top Channel