Foto ilustruese

Nën dyshimet se kanë prejardhje kriminale, prokuroria në Elbasan, ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë Elton Kilës alias Kastriot Kila në Elbasan.

Pasuritë e sekuestruara janë: një ndërtesë 5-katëshe me sipërfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan; njësi shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan; një sipërfaqe toke prej 5200 m², në Elbasan; sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën 70 819 000 lekë të reja.

“Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Top Channel