I ka mahnitur të gjithë për muaj me radhë në një teatër të Broadway, duke u prezantuar në një version të largët nga ai i Rock-erit muskuloz që jemi mësuar të shohim dhe kush nuk ka mundur të fluturojë nga ana tjetër e Atlantikut për të marrë pjesë në spektaklin “Springsteen On Broadway”, sërish do mund ta shijojë.

Me 14 dhjetor do të dalë CD-ja me regjistrimin e plotë të spektaklit të dhënë nga Springsteen, i frymëzuar nga autobiografia e tij “Born to Run”. Për çdo fans të Bruce Springsteen, kjo CD është një dhuratë e vërtetë për Krishtlindje.

Sepse spektakli në fjalë nuk është një koncert i thjeshtë, por është rrëfimi i jetës së vetë këngëtarit po nga ai. Përmes këngëve që Springsteen i ka përzgjedhur si më përfaqësueset, ai është përpjekur t’i përputhë ato edhe me monologjet ku flet për momentet e dobësisë dhe brishtësisë në jetën e tij, pa pasur drojë që ta copëtojë imazhin e njeriut të fortë që njerëzit kanë krijuar në vite për të.

Rocker-i “i pathyeshëm” dhe me koncerte maratonë është edhe një njeri plot me pasiguri, dhe që prej vitesh lufton gjithashtu kundër kllapive të depresionit. Dhe me sa duket, kura më e mirë për të është ringjitja në skenë.

Top Channel