Interi do të presë PSV Eindhovenin mbrëmjen e sotme në “San Siro” në një sfidë të cilën duhet at fitojë patjetër dhe të shpresojë se Tottenhami të dalë triumfator ndaj Barcelonës, për të avancuar në fazën e 1/8-ave.

Zikaltrit dhe Tottenhami kanë të njëjtën sasi pikësh, por është pikërisht një gol i anglezëve në “San Siro” që u jep atyre përparësi, ndaj Interit i duhet të bëjë më mirë se londinezët sot, për t’u kualifikuar.

Megjithatë Luciano Spalletti po përballet me një emergjencë totale në mesin e fushës, çështje që do ta mbajë në dilemë deri në çastet e fundit, për të vendosur formacionin.

Kështu me skuadrën nuk është grumbulluar Vecino për shkak dëmtimi, ndërsa Nainggolan është në dispozicion, por vjen pas një dëmtimi dhe vështirë se mund të luajë nga fillimi.

Duke shtuar këtu edhe faktin që Joao Mario dhe Gagliardini nuk janë federuar në Ligën e Kampionëve, Interi ka mbetur vetëm me Brozoviç dhe Borja Valero në mesfushë, që janë shumë pak, duke pasur parasysh se Spalletti luan me 3 mesfushorë.

Kështu për sfidën e nesërme tekniku zikaltër ka vetëm dy zgjidhje, e para të ndryshojë modul, që duket edhe opsioni më i mundshëm dhe e dyta të adaptojë lojtarë të tjerë në rolin e mesfushorit.

Gjithsesi, çdonjëri nga opsionet duket se nuk garanton shumë për një ndeshje kaq të rëndësishme, ku luhet edhe fati i kualifikimit të zikaltërve në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA