Opinionisti i ‘Procesit Sportin” në Top Channel, Gëzim Sinemati është përfshirë në një debat në distancë me ish trajnerin e Shqipërisë, italianin Gianni De Biasi.

Sinemati pati kritikuar prezencën thuajse të përhershme të De Biasit në eventet e Kombëtares Shqiptare, ndërsa në mënyrë të tërthortë, ka thënë se kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016, ishte më shumë “dhuratë” nga presidenti Duka.

I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe i ish trajnerit të kuqezinjve, i cili ka kërkuar që të respektohet ajo arritje e Kombëtares Shqiptare, që bëri krenar një komb të tërë, me kualifikimin në Europian.

Në emisionin “Procesi Sportiv”, Gëzim Sinemati sqaroi edhe njëherë debatin me De Biasin, ndërsa me humor tregoi edhe një detaj mjaft interesant, që lidhet me periudhën pas shkrimit të tij.

“Nuk e kam thënë unë, por njerëz të FSHF-së, se kualifikimi në Euro 2016 është dhuratë e presidentit Duka dhe De Biasi duhet të debatojë me ata njerëz. Më pas, unë i ‘heq kapelën’ De Biasit për cilësinë e 3 ndeshjeve të Kombëtares në Francë 2016. Madje doja të shtoja se i pari që më uroi për shkrimin tim, ishte Panucci”, u shpreh Sinemati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA