Nëse kryeqyteti financiar i Italisë ka një ngjyrë dominuese, ajo është ngjyra gri. Jo thjesht për shkak të tullave të arkitekturës së kudogjendur neoklasike, por edhe prej qiellit me ngjyrë gri, si pasojë e ndotjes.

Megjithatë, Milano ka tani në mendje një tjetër ngjyrë; të gjelbrën!

Qyteti ka plane ambicioze për të mbjellë 3 milionë pemë të reja deri në vitin 2030, një lëvizje kjo që ekspertët thonë se mund të ndihmojë në reduktimin e smogut në qytet.

  Arkitekti që po transformon qytetet në…pyje vertikale! (Foto)

Në zemër të Milanos, për më tepër, është ndërtuar një ishull i gjelbër me kullat e banimit që njihen si “Pylli vertikal”, ndërtimi i të cilave përfundoi në vitin 2014, me qëllim jo vetëm që të përmirësohet cilësia e ajrit, por edhe cilësia e jetesës së banorëve.

Kullat e larta, të mbushura në çdo ballkon me pemë dhe bimësi, thithin dioksid karboni dhe pjesëzat “PM10”, një ndotës që shkakton edhe kancerin në mushkëri.

Aktualisht, qyteti ka vetëm 7 për qind gjelbërim dhe kjo shifër është shumë më e ulët krahasuar me qytete të tjera europiane, si për shembull Frankfurti me 21.5 për qind, apo Amsterdami me rreth 21 për qind.

  Si do të jetë Tirana në 2030-n? Flet arkitekti italian që do të hartojë planin urbanistik

Por, deri në vitin 2030, Milano shpreson të rrisë këtë shifër mes 17-20 për qind, duke u barazuar kështu me Tel Avivin e ditëve të sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA