24/11 09:50
Kryeministri Edi Rama e cilësoi ish-zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Mukën si një “larvë politike” paraditen e sotme, gjatë një komunikimi në Facebook me studentët protestues.
Po në Facebook është përgjigjur Muka, ku shprehet se sapo të përfundojë një takim mes shkencëtarësh, do të nxjerrë të tjera të vërteta.
“Nxirr diplomën ju thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyre u bindem!”, shkruan Muka.
Top Channel