 LIVE/ Shkarkimi i Veliajt, Kushtetuesja shqyrton sot shkarkimin e kryebashkiakut nga Qeveria dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë
																		
					
					
					
						LIVE/ Shkarkimi i Veliajt, Kushtetuesja shqyrton sot shkarkimin e kryebashkiakut nga Qeveria dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë						Rreth 70 studentë nga Universiteti “Eqrem Çabej” iu bashkuan protestës së studentëve në të gjithë Shqipërinë.
Ata thanë se numri i mbështetësve është më i madh dhe se protesta do të vazhdojë në ditët në vijim me pjesëmarrje masive.
Studentët mbanin pankarta ku dënohej korrupsioni dhe apatia e sistemit, ndërsa protesta huazoi slogane të protestave kombëtare të studentëve për tarifa të ulëta, kushte normale jetese dhe studimi.
Denisa Veliaj, përfaqësuese e studentëve tha se protesta nisi me vonesë në Gjirokastër, por studentët që në fillim e kanë përqafuar lëvizjen për të rizgjuar shpresën për të ardhmen.
Studentët e zhvendosën protestën prej universitetit dhe marshuan përgjatë bulevardit kryesor të Gjirokastrës, duke kërkuar edhe mbështetjen e qytetarëve.
Kërkesat sollën në vëmendje mungesën e dinjitetit për studentët, pagesat për provimet dhe demotivimin që sistemi ka prodhuar për ata që dëshirojnë të studiojnë.
Një pjesë e pankartave të protestës rekflektonin njohje të dobët të drejtshkrimit.
Top Channel