Buzëmbrëmjen e së shtunës, qyteti i Korçës ka çelur muajin e festave, ku ndryshe nga çdo vit tjetër, ceremonia e ndezjes së dekorit festiv që zbukuron qytetin ka sjellë një tjetër përmasë.

Tashmë e pagëzuar me emrin “Festivali i dritave”, ceremonia ka mbledhur në zonën këmbësore dhe “Pazarin e vjetër” me qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme, të cilët mes dekorit festiv kanë mundur të përjetojnë diçka ndryshe.

Kreu i Bashkisë së Korçës, nga ana e tij ka theksuar se për qytetin ky ishte vetëm fillimi i një muaji festiv, ku sikundër është bërë traditë, aktivitetet e larmishme nuk do të mungojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA