U mbyll pa fitues sfida e zhvilluar në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, mes Teutës vendase dhe Partizanit kryesues të kampionatit.
Skuadra e Shkëmbit e nisi mjaft mirë sfidën, duke kaluar në avantazh që në minutën e 8′, me anë të fantazistit nga Kosova, Ron Gashi.
Nga ana tjetër, Partizani riktheu baraspeshën në minutën e 69′, pas golit të shënuar nga shqiptari i Maqedonisë, Jasir Asani.
Vlen të theksohet se 90-minutëshi i sotëm ishte nga më spektakolarët e parë ndonjëherë në takimet e Superiores, ndërsa Teuta ishte ajo që i shkoi më shumë pranë fitores.
Pas kësaj jave, Partizani mban kreun e renditjes me 35 pikë, 5 më tepër se Kukësi e Skënderbeu që e ndjekin, ndërsa Teuta zbret në vendin e 4-t me 29 pikë.
Top Channel