Nxënës të shkollave fillore janë vënë në krye të dhjetëra mijëra demonstruesve në mbare Australinë që kërkojnë pezullimin e planeve të firmës indiane Adani për të ndërtuar një minierë të shumëdiskutuar në verilindje të vendit.

Tubimet e mbajtura në qytetet më të mëdha australiane, pasuan protestën e muajit të kaluar kur mijëra studentë sfiduan kryeministrin Scott Morrison dhe lanë mësimin me thirrjet që qeveria të hedhë hapa konkrete në lidhje me ndryshimet e klimës.

Nxënësit e mbledhur të shtunën në demonstrata i bënë thirrje edhe të rriturve të bashkohen me ta, për t’i ndihmuar të shtohen në numër.

“Ne po marrim një qëndrim, të cilin liderët tanë kanë frike ta marrin. Ne jemi ata që po luftojmë dhe që do të vazhdojmë betejën e tyre për një të ardhme më të mirë, jo vetëm për veten tonë, por edhe për brezat që do të vijnë”, tha Jean Hinchcliffe, nxënës.

Kompania minerare Adani u zotua muajin e kaluar të vazhdojë ndërtimin e minierës së qymyrgurit në Queensland, ndonëse projekti është minimizuar shume ne krahasim me idenë fillestare.

Puna në minierën Carmichael mund të nisë brenda pak javësh, por protestuesit i kërkojnë si ekzekutivit, ashtu dhe opozitës qe ta bllokojnë ndërtimin e saj. Kryeministri Morrison deklaroi më herët se qeveria e tij është e angazhuar në luftën kundër ndryshimeve klimaterike, por fëmijët duhet të shkojnë në shkolle, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA