Për shkak të dy ngjarjeve të njoftuara njëra në Gjirokastër dhe tjetra në Bularat, për të cilat parashikohej të kishte përplasje, rruga Kombëtare Gjirokastër-Kakavijë u blindua me polici.

Forcat e policisë kaluan në gatishmëri edhe në një aks tjetër.

Në aksin nacional që lidh Sarandën dhe fshatin Bularat dhe këtu ka postbllok për shkak të pikës kufitare të Bularatit dhe i formacioneve se nga kjo pike kufitare do të kalojnë ekstremistë të Agimit të Artë.

Të gjitha këto masa lidhen me ceremoninë përkujtimore për Konstandino Kacifën dhe thirrjeve në rrjetet sociale për protesta në Bularat. Në total policia nuk lejoi të hyjnë në Shqipëri 93 shtetas të dyshimtë.

Prani e shtuar edhe në kufi të antiterrorit që s’lejojnë të hyjnë veçanërisht ata që shfaqen në filmime gjatë ceremonisë se varrimit kur hodhën thirrje kundër kombit dhe shtetit shqiptar.

Kunati i Kacifës kujtoi miqësinë mes dy vendeve.

“Unë e kuptoj që në të dy anët e kufirit ekzistojnë njerëz që nuk duan miqësinë mes dy popujve, por unë kam një mesazh për t’i transmetuar popullit dhe drejtuesve të shteteve nëpërmjet jush, që e ardhmja jonë është Evropa. ne duhet të bashkëpunojmë, ne duhet të kemi flamurin tonë, ju duhet të keni flamurin tuaj, ne duhet të kemi besimin tonë, ju duhet të keni besimin tuaj por ama duhet ta shikojmë veten të lidhur bashkë dhe në bashkëpunim me njeri-tjetrin. Dua t’ju them dhe diçka tjetër, është se Turqia në rastin konkret nuk ndihmon miqësinë mes dy popujve. Ne dhe Shqipëria jemi një familje dhe familja i zgjidh problemet brenda vetes dhe nuk pret ndihmën e të tretëve. Në këtë rast Turqia nxit përplasjen mes nesh”, u shpreh ai.

Megjithatë nëna e Kacifës, që u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë nuk i kurseu akuzat.

“Do të bëhem si Xhaveli. Do ta vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Pse ma vrau djalin? Nuk e dija që kisha lindur një trim të tillë. Ne duam drejtësi. Të çohem 10-15 si ti të pastrojnë vendin. Do të ta marr unë gjakun biri im”, është shprehur nëna e 35-vjeçarit.

Nën këtë klimë u mbyll pa probleme ceremoni, ndërkohë njëkohësisht në Gjirokastër u protestua me simbolet shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA