Michael Cohen, thonë prokurorët amerikanë, ka vepruar me udhëzimin e presidentit Donald Trump, kur shkeli ligjin.

Një memo e Robert Muellerit, njeriut që po drejton hetimin mbi një bashkëpunim të mundshëm mes ekipit të Trumpit me rusët, tregon se ish avokati i shefit të Shtëpisë së Bardhë ka dhënë një ndihmesë të konsiderueshme në mënyrën sesi rusët u përpoqën të ndërhynin në zgjedhjet e 2016-ës.

Ndihma e tij detajohet në memorandumin e fokusuar më së shumti tek orientimi që do të nevojitet kur të vijë fjala tek dënimi i Cohenit për shkeljet që ka pranuar. Një njoftim i dytë i Muellerit jep të dhëna kundër ish shefit të fushatës së Trumpit, Paul Manafort, edhe ai nën hetim.

Ndonëse të dy kanë bashkëpunuar me ekipin e Muellerit, ky i fundit e akuzon Manafortin se ka gënjyer. Vetë presidenti e ka mohuar vazhdimisht të ketë pasur ndonjë bashkëpunim me zyrtarët rusë, duke e cilësuar hetimin e ngritur për këtë çështje, një “gjueti shtrigash”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, edhe memot e fundit nuk kanë ofruar asgjë të re e nuk kanë arritur ta dëmtojnë kreun e administratës amerikane, ndërsa zyrtarë të saj fajësuan mediat duke thënë se po “përpiqen të krijojnë lajm aty ku lajm, nuk ka”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA