Pas lirimit vullnetar dhe largimit të orendive, mjetet e rënda të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë kanë vijuar punën edhe pasditen e sotme për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.
Përgjatë lotit 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në afërsi të Astirit janë prishur të tjera objekte që ishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin duke zaptuar hapësirat. Gjithashtu, mjetet IMT-së kanë vijuar edhe me evadimin e mbetjeve inerte duke pastruar menjëherë hapësirat.
Për të gjithë ata që kanë ndërtuara pa leje aty ku do të kalojë gjurma e Unazës së Madhe, Bashkia ka ofruar banesa sociale komode, të mobiluara dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme shtëpiake pa afat.
Ndërkohë, për të gjitha familjet e tjera që parapëlqejnë një zgjidhje tjetër, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion edhe bonusin e qirasë për 3 vite. Banorët mund të zgjedhin vetë shtëpinë ku duan të banojnë dhe qiraja u paguhet nga bashkia.
Top Channel