Flamurtari-Laçi ditën e diel në Vlorë edhe një përballje për Europën. Në konferencën për shtyp trajneri i Flamurtarit Ilir Daja, së bashku me mesfushorin brazilian Elton Kale e kanë cilësuar përballjen e të dielës, një ndeshje të rëndësishme, përballë një kundërshtari, që ka cilësi dhe këtë fakt e tregon mjaft mire sezoni aktual, por edhe pjesëmarrja e kësaj skuadre në Kupat e Europës.

“Laçi është një skuadër që ka luajtur në Europë dhe synonin sërish këtë objektiv, dhe mund të cilësohet një përballje direket për Kupat e Europes”ka theksuar Daja, duke shtuar se – “Ne vijmë pas dy ndeshjesh ku kemi marrë fitore me Partizanin dhe humbje me Kastriotin, pra skuadra ka patur momente të mira dhe jo të mira, e megjithatë kërkojmë fitoren të dielën. Mbështetja e tifozëve ka qenë maksimale gjatë gjithë javëve të kampionatit,dhe kështu shpresojmë edhe të dielën, ndaj një tifozerie të cilës i jemi borxhli”.

Trajneri Daja ka theksuar se nuk i takon atij te flasë për problemet financiare, e gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka folur dhe nuk do të flasë për këtë çështje.

Braziliani Elton Kale e sheh një ndeshje ku synimi mbeten tre piket dhe nuk ka rëndësi fakti nëse shënon ai apo jo, por rëndësi kanë vetëm tre pikët.

Flamurtari-Laçi luhet ditën e diel në orën 17:00, ndërsa vlonjatët do të kenë disa mungesa si Batha dhe Useini me kartona, por në dyshim janë edhe Torasa, Alvesh, teksa mungon Deliaj, po për shkak dëmtimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA