Moderatorja simpatike e “Wake up” Ori Nebiaj, solli shumë pozitivitet dhe humor në këtë mbrëmje të “Shiko Kush Luan” nën moderimin e Luana Vjollcës në ekranin e Top Channel.

E si një vajzë luftarake, Ori luftoi deri në fund për t’i dhënë pikët e nevojshme skuadrës së saj.

Gjatë lojës “Ndaje ose pije” moderatorja dhe ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, u vu përballë një pyetje shumë të sikletshme.

E pyetur se cili është politikani shqiptar që ka flirtuar me të, Ori tha emrin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Por…

Ori është një nga vajzat më të çiltra të ekranit dhe vendosi të thoshte një emër për të dalë nga situata edhe pse mohoi flirte. Ajo zgjodhi pikërisht një nga miqtë e saj në PD të cilit nuk do t’i mbetej aspak hatri nëse do ta permendtte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA