Unaza e Re, vijojnë protestat dhe prishjet e ndërtesave
07/12/2018 20:21
Kreu i PD, Lulzim Basha u shfaq sërish sot pasdite duke iu bashkuar disa prej banorëve që preken nga zgjerimi i unazës së re.
Por teksa ai mbante fjalimin para protestuesve disa metra më tutje makineritë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës kishin vijuar me prishjen e disa ndërtimeve pa leje në lotet 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në zonën e Astirit.
Bashkia e Tiranës dhe IMT kanë gjetur bashkëpunimin e disa prej banorëve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë heqjen e materialeve nga objektet.
Me prishjet e ditës së sotme nga bashkia e Tiranës bëhet me dije se numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur në Unazën e re, i ka kaluar 30.
Top Channel