Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.

Arrestimet janë kryer pranë kufirit greko-shqiptarë ku mediat fqinje raportojnë se policia ka sekuestruar  rreth 31 kg marijuanë.

Operacioni antidrogë u zhvillua në Kostur, ndërsa janë ndaluar dy mjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë. Mësohet se njëra prej makinave transportonte drogë, ndërsa tjetra kontrollonte rrugën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 çanta me marijuanë. Ajo ishte e ndarë në 4 pako, me 30 kg 900 gram marijuane. Ndërkohë në pranga kanë rënë tre transportuesit e lëndës narkotike, 24, 29 dhe 37-vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.  Po ashtu janë sekuestruar edhe 1100 euro, 1500 lek shqiptare, 5 celularë, 5 karta SIM.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA