Historike për “Golden Globes”, një grua aziatike nominohet për çmim

07/12/2018 09:49

Constance Wu është e para grua aziatike në 44 vite, që nominohet për një çmim “Golden Globe” në kategorinë e “aktores më të mirë kryesore”.

Ajo e fitoi nominimin për rolin në “Crazy Rich Asians”, e sipas saj, kjo ishte e jashtëzakonshme dhe tronditëse. Filmi i “Hollywood”-it, i pari në 25 vite me një kast të gjithin aziatik, ka fituar po ashtu nominimin për “filmin më të mirë muzikal apo komedi”.

“Crazy Rich Asians” ka mbledhur 238 milionë dollarë nëpër kinematë e botës, që nga premiera e tij në muajin gusht. Ai tregon historinë e një gruaje amerikano-aziatike, që përballet me një shok kulturor pasi takon familjen ultra të pasur të të dashurit në Singapor.

Por, edhe performanca e Lady Gaga në “A Star is Born” i ka dhënë asaj një nominim për “aktoren më të mirë”.

Bradley Cooper është nominuar po ashtu për regjisurën dhe performancën e tij në muzikalin e rikthyer. Të tjerë emra të njohur, të nominuar në kategori të ndryshme, janë Nicole Kidman, Rosamund Pike, Robert Redford, Emily Blunt, Olivia Colman, Charlize Theron etj..

Çmimet “Golden Globe” janë veçanërisht të rëndësishëm, pasi janë vlerësimet e para të filmit dhe televizionit të çdo viti, e konsiderohen një tregues i besueshëm se cilët filma dhe performanca do të korrin sukses në “Oscars”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA