28/12 13:34
Edhe pse NATO e paralajmëroi Kosovën se transformimi i Forcave Speciale në ushtri të mirëfilltë do të kishte pasoja të rënda, kryeministri Haradinaj tha se menjëherë pas miratimit në parlament, vendi do të aplikonte për në NATO.
“Pas votimit të ligjeve më 14 dhjetor do të bëjmë atë që bën çdo vend tjetër që ka një ushtri, anëtarësohet në NATO, siç bëri Shqipëria”, tha Haradinaj.
Kryeministri është i sigurt se hyrja e Kosovës në NATO ka për të ndodhur shumë më shpejt se hyrja në BE, teksa kujtoi dhe një herë që Kosova i ka përmbushur detyrat për anëtarësimin në NATO, por pala tjetër është ajo që mesa duket nuk i ka bërë.
Top Channel