Festat e fundvitit, Gjirokastra ndez dritat e pemës
07/12/2018 12:44
Gjirokastra ka vijuar traditën e përvitshme të ndezjes së dritave të festave të fundvitit. Dekori shumëngjyrësh i ka dhënë gjallëri qytetit, teksa fëmijët janë ata që gëzojnë më së shumti.
Pema e Vitit të Ri është vendosur në qendrën muzeale të qytetit, ndërsa ceremonia e ndezjes simbolike të dritave bëri bashkë qytetarë të shumtë.
Ndezja e dritave është shoqëruar edhe me një koncert festiv, që është sjellë nga fëmijët e shkollave të qytetit.
Bashkia e qytetit ka dhënë dhurata shpërblyese për nxënësit me rezultate të larta në mësime, ndërsa kryebashkiakja Rami ka përcjellë urimin për një vit më të mbarë.
Top Channel