Çmim mirënjohje; Prodhuesit shqiptarë vlerësojnë gazetarin e Top Channel, Marin Mema
07/12/2018 15:34
Në një natë galà që shënon vitin e dytë të themelimit të Dhomës së Prodhuesve Shqiptarë, gazetari i Top Channel, Marin Mema është vlerësuar me një çmim të veçantë mirënjohjeje për punën e bërë në promovimin e vazhdueshëm të vlerave autentike shqiptare, si dhe zbulimin e gjurmëve shqiptare brenda e jashtë vendit.
Çmimet janë shpërndarë edhe për revistën “Monitor”; për Akademikun e fushës së Ekonomisë, Ardian Civici; ministren e Sipërmarrjes, Sonila Qato; si dhe Bledar Kolën, promovues i produkteve shqiptare.
Top Channel