Protesta studentore sot mori të tjera dimensione, masiviteti i saj u shtua në Tiranë por edhe në rrethe. Ministria e Arsimit reagoi duke shfuqizuar njërën nga 4 kushtet që studentët kishin vënë, sikurse tarifa e vendosur për kreditet e mbartura. Por çfarë do të ndodhë tani me protestën pas vendimit të Ministrisë së Arsimit. Për të mësuar më shumë në studion e Top Talk ka qenë pedagogu Arlind Qori që militon brenda Lëvizjes për Universitetin, e cila është organizatore e protestës.

Në studion e “Top Talk”, ai theksoi se protestat e studentëve do të vijojnë më tej deri në plotësimin edhe të tre kërkesave të tyre, ku më kryesorja është ulja e tarifave.

“Baza e të gjitha kërkesave është shtimi i financimit nga shteti për Universitetet publike. Çështja është se kush do të paguaj për arsimin, vetë studentët, apo shteti përmes taksave. Në kushtet aktuale, nëse qeveria të mos shtojë financimin, por të vendosë uljen e tarifave ajo çfarë ndodhte në universitete është se do të mbeteshin pa rroga pedagogët, e s’do kishte investime. Thelbi është që duhet ta marrë seriozisht investimin në Universitetet publike, s’duhet që ato pak para t’i financojnë tek Universitetet Private”, u shpreh pedagogu Arlind Qori.

Më tej pedagogu Arlind Qori sqaron se tërheqja sot e qeverisë për tarifën e provimeve të mbartura bazuar tek kreditet është më e thjeshta.

“Sfida është çfarë do ndodhë më tej. Ka një vendosmëri të studentëve për të vijuar protestën”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA