Në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës nuk ka pasur një protestë të programuar, megjithatë studentët kanë pranuar se kërkojnë të drejtat e tyre.

Edhe pse ka pasur një informacion mbi zhvillimin e një proteste rreth orës 10, në fakt diçka e tillë nuk ka ndodhur, ndërsa gjithçka sipas studentëve lidhet edhe me një mungesë organizimi.

E megjithatë, edhe në Vlorë studentët iu bashkohen kërkesave të ngritura nga studentët në të gjithë vendin.

Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës nuk ka pasur sot një protestë, lidhur ndoshta me një mungesë organizimi, e megjithatë studentët pranojnë se janë totalisht në mbështetje të kauzës që kanë ngritur studentët në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA