Presidenti Macky Sall ka inauguruar Muzeun e ri të qytetërimeve të zeza të Senegalit në kryeqytetin Dakar. Ai ka ndjekur thirrjet e senegalezëve dhe vendeve të tjera afrikane që Franca të kthejë artin e plaçkitur gjatë epokës koloniale.

Në ekspozitat e para të përkohshme që do të shfaqen, do të paraqiten vepra nga artistë nga Mali dhe Burkina Faso, si dhe nga Kuba dhe Haiti. Pas dekadave inaktivitet, ndërtimi më në fund u bë i mundur pas një investimi kinez prej 34 milion dollarësh.

Ideja e krijimit të muzeut ka më shumë se 50 vjet që mendohet, që nga periudha e Presidentit poet, Léopold Sédar Senghor. Së bashku me shkrimtarin Martinik Aimé Césaire, Senghor ishte një forcë krijuese prapa filozofisë së Négritude, e cila kundërshtoi vendosjen e kulturës franceze në kolonitë Afrikane dhe në Karaibe.

Ky muze pritet të hapet për publikun në javët e ardhshme. Muzeu i qytetërimeve të zeza ka ndryshuar peizazhin e Dakarit në qendër të qytetit. Ndërtuar në një formë rrethore, arkitektura u frymëzua nga shtëpitë tradicionale tipike të Senegalit jugor.

Në nëntor, një raport i ekspertëve, i porositur nga presidenti francez Emmanuel Macron, rekomandoi që thesaret afrikane të marra pa leje, të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës. Për vite të tëra, Dakari synon ta pozicionojë veten si një kryeqytet kulturor në rajon.

Me presidentin Macky Sall, I cili do kandidojë për t’u rizgjedhur në 2019-ën, qeveria shpreson se hapja e muzeut do ta ndihmojë atë të arrijë qëllimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA