Vendimi për taksen 100 % nuk e ka ndryshuar gjendjen në terren. Janë njoftuar me vonese dhe malli serb ka mbetur në depot e tyre.
Endrit Shala, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë sqaron taksa 100 % do të jetë derisa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ta trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur.
“Vendosja e kësaj mase ka qenë akti ynë i fundit që Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ta trajtojnë Kosovën, ashtu siç duhet”, u shpreh Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Ndërkaq, qytetarët shqiptarë të Kosovës, e kanë mirëpritur lajmin për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake sipas tyre, mallrat serbe mund të zëvendësohen me lehtësi.
Por serbet e Kosovës janë të shqetësuar dhe ankohen për mungesa. Grupi i xhirimit të Top Channel ishte me komunën e Graçanicës.
“Nuk kemi as bukë, as qumësht, as asgjë. Ky është problem për serbët e Kosovës dhe ne nuk e kemi merituar këtë. Është e vështirë edhe për shqiptarët, edhe për serbët”, shprehen disa prej tyre.
“Kjo ndikon pozitivisht në rritjen e produkteve të vendit, si edhe rritjen e produkteve nga Shqipëria”, u shpreh Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, para pak ditësh ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa prej 100% që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Top Channel