Tifozët e Bocas, përcjellje të zjarrtë ekipit për në Madrid (Foto)

05/12/2018 13:06

Të dielën do të zhvillohet ndeshja e dytë e finales së Kupës Libertadores, mes River Plate dhe Boca Juniors, në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Guillermo Barros Schelotto është nisur tashmë në drejtim të Spanjës për këtë ndeshje, nën shoqërinë e shumë tifozëve të saj që pushtuan rrugët e Buenos Airesit, për të shfaqur mbështetjen për skuadrën e tyre.

Në “Lezama Park”, që është pranë stadiumit mitik “La Bombonera”, atmosfera ishte e zjarrtë, teksa nuk munguan këngët e thirrjet, por edhe talljet për skuadrën rivale të River Plate.

Por jo vetëm kaq. Tifozët e Bocas shpalosën me këtë rast edhe një flamur të madh, për të treguar të gjithë pasionin e tyre për ngjyrat verdheblu të Boca Juniors, me skuadrën që do të qëndrojë e akomoduar në hotelin “Eurostar Suits” të kryeqytetit spanjoll në ditët në vazhdim, deri në ditën e ndeshjes.

Këtë të diel, Boca Juniors do të kërkojë të fitojë trofeun e Kupës Libertadores për herë të 7 në historinë e saj, e për të barazuar rekordin e vendosur nga Independente.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA