Të gjithë investitorët turistike ose operatoret menaxhues të turizmit do të përjashtohen nga përfitimi i fondeve publike, nëse janë të dënuar nga gjykata për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, mashtrimin, falsifikimin, trafikun e drogës.

Projekt-ligji u miratuan në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, por ka deputetë nga mazhoranca që mendojnë se kur një njeri ka shlyer dëmin nuk ka pse të përjashtohet nga përftimi i fondeve publike.

“Ky precedent të vë ty në një ballafaqim shoqëror që t’i me këtë precedent që nuk një figure që duhet të përfitosh nga fonde publike”, u shpreh Robert Bitri, deputet i PS.

“Tani një njëri qëllon që shkel ligjin dhe gabon e bën edhe burgun, ai i kryen që të gjitha këto dhe s’ka asnjë borxh shoqërisë, pastaj ngel tërë jetën me njollë, ngelet i bllokuar, unë për vete nuk jam dakord”, tha Dritan Bici, tha deputeti i PS.

Kapakun debateve ia vuri Eduard Shalsi

“Pse kemi ardhur tek një vendim i tille kemi ardhur sepse siç e tha dhe përfaqësuesi i Ministrisë cënohet konkurrenca”, tha ai.

Ndryshimet janë pjesë e një pakete ligjore të qeverisë që i përjashton përfitimi i fondeve publike te operatorët jo vetëm kur janë dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale, por edhe rastet kur personi i dënuar është administrator ose anëtar i strukturave drejtuese të kompanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA