Tashmë është zyrtare, Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, më 16 janar 2019.

Në fushë do të zbresin Juventusi dhe Milani, kampioni i Italisë dhe finalisti i sezonit të kaluar në Kupën e Italisë.

Ndeshja do të zhvillohet në “King Abdullah Sports City Stadium”, duke nisur në orën lokale 20:30, që korrespondon me orën 18:30 italiane (edhe shqiptare). Është konfirmuar gjithashtu edhe përdorimi i teknologjisë (VAR).

Nëse 90 minutat përfundojnë pa fitues, do të zhvillohen dy pjesët shtesë me nga 15 minuta secila, më pas do të goditen 11-metërshat (nëse rezultati nuk ndryshon).

Liga Italiane e Futbollit ka konfirmuar gjithashtu se në rast të kohës shtesë, skuadrat do të kenë të drejtë të kryejnë edhe zëvendësimin e katërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA