Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Bashkimit Evropian të marrë në konsideratë sanksionet ekonomike ndaj Iranit, mbi raketat e saj balistike, tha një zyrtar i lartë amerikan të martën, duke paralajmëruar për një konflikt më të gjerë rajonal, nëse ambiciet e Teheranit mbeten të pakontrolluara.
Testi i Iranit për një raketë balistike këtë muaj alarmoi Perëndimin dhe Franca e quajti atë një akt destabilizues, por BE është e përqendruar në mbrojtjen e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të 2015-ës me Iranin, nga e cila presidenti i SHBA, Donald Trump u tërhoq në maj.
“Ne do të donim që Bashkimi Europian të kalonte sanksione që do të shënjestronin njerëzit dhe organizatat që po lehtësojnë testimin e raketave të Iranit dhe përhapjen e tyre”, tha Brian Hook, përfaqësuesi i posaçëm i Uashingtonit për Iranin, pas takimeve me fuqitë evropiane në Bruksel.
Masat e tilla ndëshkuese zakonisht përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve dhe kërkojnë të asgjësojnë financimin e këtyre programeve të armëve.
Hook tha se testet e Iranit shkelën Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që i përmbahet marrëveshjeve bërthamore dhe ai i bëri thirrje Teheranit që të ndalojë të gjitha aktivitetet e saj balistike.
“Kjo është një kërcënim i rëndë dhe eskalues dhe ne duhet të rivendosim pengesat kundër programit të raketave të Iranit. Përndryshe unë mendoj se po agregojmë, ne po grumbullojmë rrezikun e një konflikti rajonal, nëse nuk bëjmë “, tha Hook.
Britania, Franca dhe Gjermania në mars propozuan sanksione të reja të BE mbi Iranin dhe raketat e tij balistike, sipas një dokumenti konfidencial të parë nga Reuters, por u kundërshtuan nga vendet e tjera të BE, duke përfshirë Italinë, të cilat po kërkojnë të zhvillojnë lidhje biznesi me Republikën Islamike.
Hook tha se Teherani po bënte transferimin e raketave iraniane dhe teknologjinë e raketave në Siri dhe aleatët e Teheranit, të tilla si forcat Houthi në Jemen dhe Hezbollahu Shiit i mbështetur nga Irani, një qëndrim të cilin privatisht po e pranojnë edhe fuqitë evropiane.
Top Channel