Protestës së studentëve kryeqytetas, të nisur nga ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës, por që u mbështet edhe nga të tjerë nga Fakultetet e Shkencave të Natyrës dhe Drejtësisë, pritet t’u bashkohen edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të qytetit të Elbasanit.

Këta të fundit janë bashkuar së largu me protestën që po zhvillohet aktualisht përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përmes së cilës kundërshtojnë tarifat e reja, veçanërisht atë për kreditet e lëndëve të bartura.

Studentët e Universitetit të Elbasanit kanë bojkotuar mësimin rreth orës 11, ndërsa protesta e tyre pritet të vijojë edhe gjatë së enjtes. Ndërkohë, të premten ata paralajmëruan se do t’iu bashkohen studentëve në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA