Pavarësisht se nuk kanë qenë ndryshme të mëdha, kjo javë e klasifikimit të “The Top List” është përballur me disa ulje dhe ngritje sa i përket renditjes së këngëve.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e këngëve kanë ndryshuar pozicion ka patur edhe nga ato projekte muzikore që kanë qëndruar në të njëjtin pozicion si edhe javën e kaluar.
Janë në total 7 këngë, të cilat nuk kanë hasur asnjë ndryshim nga java e kaluar por votat e publikut i kanë bërë ato të mbajnë fort pozicionin që ju përkiste një javë më parë.
“U Rritem”, version akustik i kësaj kënge, kënduar nga Kejsi Tola, vazhdon të kryesojë listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke treguar kështu pëlqimin e madh që publiku ka për këtë këngë.
Ashtu si edhe javën e kaluar, Butrinti Imeri me projektin e tij më të ri muzikor “Kush?” nuk ka ndryshuar asnjë pozicion. Falë mbështetjes së fansave, ai vazhdon të mbetet pjesë e zonës së nxehtë të klasifikimit, ekzaktësisht në vendin e tretë.
Pavarësisht se ka 21 javë që është futur në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, bashkëpunimi i treshes së talentuar, Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut, “Mike”, vazhdon të renditet mjaft mirë. Sikurse edhe javën e kaluar, votat e publikut shqiptar e kanë pozicionuar këtë këngë në vendin e 26-të.
Për disa javë rresht, projekti i Rinës, “Ashiqare” është përballur me ndryshime tepër të vogla me një ose dy pozicione, ndërsa këtë javë ajo ruan të njëjtin pozicion sikurse edhe javën e kaluar, vendin e 39-të.
Në javën e parë të publikimit, ajo arriti të zinte menjëherë vendin e parë në “The Top List”. Bëhet fjalë për projektin e dashur të Alban Skënderaj, “Lea“. Edhe pse u gjend mes kritikave dhe komplimenteve për mesazhin që kjo këngë përcjell, fansat sërish vazhdojnë ta dëgjojnë dhe votojnë këtë projekt muzikor. Ndërkohë që ka 10 javë që gjendet në klasifikim, “Lea” për këtë javë mban vendin e 45-të, duke mos pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar.
Prej 54 javësh “Nona” e Ledri Vulës dhe Young Zerkës është futur në listën zyrtare të “Top Awards”, duke mos u mposhtur nga projektet e reja që kanë dalë së fundmi. Pavarësisht se javën e kaluar u ngjit me 4 pozicione, këtë javë, kjo këngë mbetet në të njëjtin pozicion si edhe javën e kaluar, pikërisht në vendin e 55-të.
Capita T është pjesë e klasifikimit me 6 projekte muzikore dhe ndërkohë që këngët e tjera janë përballur me ulje dhe ngritje këtë javë, një ndër këngët e tij më të fundit, “O Ma”, nuk ka ndryshuar pozicion nga java e kaluar, duke qëndruar në vendin e 61-të.
Top Channel